presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Lidhja Kroato-Shqiptare kultivohet me përkushtim nga bashkëkombësit tanë që jetojnë e punojnë në Kroaci

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Kroaci është takuar me mërgatën.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Lidhja Kroato-Shqiptare kultivohet me përkushtim nga bashkëkombësit tanë që jetojnë e punojnë në Kroaci. Mërgata jonë përbëhet nga njerëz të ndershëm, punëtorë e të zellshëm, të cilët kontribuojnë për komunitetin dhe shtetin kroat.

Ata janë përfaqësues të denjë të shtetit të Kosovës dhe kanë luajtur rol të rëndësishëm në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. Kisha kënaqësinë t’i takoj kësaj rradhe në Zagreb dhe në Rijekë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.