Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se vizita në Malajzi ishte jo vetëm një mikpritje e nderim për Kosovën që nuk do të harrohet, por edhe një premtim i qartë që i shërben zhvillimit dhe fuqizimit të ndërsjellë.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Kosova dhe Malajzia – një partneritet që e ka zanafillën në ditët më të vështira për Kosovën, kur Malajzia na doli në krah, e që dita ditës po bëhet më i fortë dhe më domethënës.
Kjo vizitë ishte jo vetëm një mikpritje e nderim për Kosovën që nuk do të harrohet, por edhe një premtim i qartë që i shërben zhvillimit dhe fuqizimit të ndërsjellë.
Faleminderit! Terima Kasih!