Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në zgjedhjet lokale ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik, në Prishtinë.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Sot Kosova voton!
Kjo është dita kur zëri i qytetarëve bëhet forcë politike dhe përgjegjësi demokratike.
Qytetarët tanë vendosin për kryetarët e komunave dhe anëtarët e kuvendeve komunale, njerëzit që do të udhëheqin zhvillimin, mirëqenien dhe jetën e përditshme në secilën komunë të Republikës së Kosovës.
Demokracia jonë forcohet kur qytetarët e Kosovës flasin përmes votës!




