presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga vizitoi Pejën në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë Kulturore 2014

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë sot në aktivitetet në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë Kulturore 2014.

Së bashku me ambasadorin britanik në Kosovë, Ian Cliff, Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar dhe Shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Tim Cartwright, pas një udhëtimi me tren nga Prishtina deri në qytetin e Pejës, zonja Jahjaga vizitoi një numër monumentesh kulturore në Pejë. Gjatë qëndrimit në Pejë, Presidentja Jahjaga vizitoi Qendrën Informative të Turizmit, Patriarkanën e Pejës, Muzeun Etnologjik, Xhaminë e Qarshisë e monumente të tjera.Duke folur gjatë vizitës, Presidentja Jahjaga theksoi se ishte një agjendë e ngarkuar e vizitave në monumente kulturore dhe inkurajoi qytetarët e Republikës së Kosovës për të vizituar këto monumente kulturore. “Unë i inkurajoj të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i shijojnë këto monumente kulturore, që janë pasuri e shtetit tonë, pasuri e Republikës së Kosovës, sepse vendi ynë ka shumëçka për t’u krenuar dhe kemi shumëçka për t’i treguar botës” , theksoi ndër të tjera gjatë vizitës Presidentja Jahjaga.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.