Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga vizitoi sot selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës. Ajo u prit nga Myftiu Naim Tërnava dhe udhëheqës të tjerë të kësaj bashkësie, të cilët i uroi për festën e Kurban Bajramit.
Në një deklaratë për media Presidentja Jahjaga tha:Dëshiroj që t’iu uroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të besimit mysliman për festën e Kurban Bajramit, me urimin që këtë festë ta kalojmë në mirëqenie, mirëkuptim në harmoni dhe me shtrirjen e dorës së ndihmës ndaj njëri-tjetrit. Uroj për këtë festë të gjitha familjet në tërë territorin e Republikës së Kosovës, dhe që në mesin e të gjitha familjeve tona të mbizotërojë shëndeti, mirëqenia dhe gëzimi.