presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga uroi Presidentin Topi

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka uruar Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, me rastin e 99 vjetorit të Ditës së Flamurit Kombëtar.

Në urim thuhet: I nderuari President Topi,Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, të qytetarëve të saj dhe në emrin tim personal, pranoni urimet e përzemërta me rastin e 99 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit Kombëtar. Bërja e Shqipërisë gati një shekull më parë dhe stabilizimi i saj përgjatë kësaj periudhe përbën rrëfimin më të suksesshëm të historisë sonë kombëtare. Shtet-bërja dhe shtet-ndërtimi i Kosovës pothuaj njëqind vjet më vonë dhe kontributi e përkrahja e Shqipërisë në këtë proces jetësor është kapitulli më i ndritur i kësaj historie.Shqipëria sot është një vend demokratik, me vlera të qëndrueshme të civilizimit evropian, që i kontribuon stabilitetit dhe paqes në rajon dhe botë, me vizion dhe përkushtim të qartë për idealin e integrimit euroatlantik. Jam e bindur që ky rrugëtim i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian dhe përparimi që institucionet dhe qytetarët e Shqipërisë po shënojnë çdo ditë, do të kurorëzohet së shpejti me sukses.Jam e përkushtuar të japim shembullin e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe të sinqerta ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë dhe të ecim drejt këtij ideali tonë të përbashkët, sepse vetëm në këtë mënyrë qytetarët tanë do të gëzojnë prosperitetin që e meritojnë. Me urimet më të përzemërta,Atifete JahjagaPresidenteRepublika e Kosovës

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.