Jemi të lumtur që ne sot po e ndërtojmë Kosovën, shtet sovran dhe të pavarur, në parimin qytetar, duke respektuar vlerat më të larta njerëzore, si një shoqëri në të cilën të gjithë qytetarët, pa dallime racore, fetare apo etnike, i gëzojë liritë e të drejtat e barabarta.
I nderuari Ipeshkëv i Ipeshkvisë së Kosovës Imzot Dodë Gjergji Me rastin e kremtes së Ditës së Krishtlindjeve Juve Ipeshkëv i Kosovës dhe të gjithë besimtarëve katolikë të Republikës së Kosovës ju përgëzoj me dëshirat më të mira që këtë festë ta kalojmë të gjithë në atmosferën e gëzimit e të mirëkuptimit, me tryezat përplot me begatitë që na i ka dhuruar Zoti. I nderuari Ipeshkëv,Kisha katolike ka luajtur gjithherë një rol të madh në popull në parimin për Fe e Atdhe, duke i qenë pranë njerëzve dhe duke pasur besim e përkushtim në lirinë, në pavarësinë dhe në përparimin e popullit dhe atdheut tonë. Uroj që këtë ditë të shënuar ta kalojmë në lutjet dhe në kujtimin për të gjithë ata që u martirizuan për lirinë e atdheut, që ne sot të jemi të barabartë, sovranë e dinjitozë përkrah popujve të tjerë të botës. Jemi të lumtur që ne sot po e ndërtojmë Kosovën, shtet sovran dhe të pavarur, në parimin qytetar, duke respektuar vlerat më të larta njerëzore, si një shoqëri në të cilën të gjithë qytetarët, pa dallime racore, fetare apo etnike, i gëzojë liritë e të drejtat e barabarta. Ky edhe është thelbi i besimin në Njeriun, krijesën e Perëndisë, në shëlbimin, si falje e pastrim, në virtytet e përkushtimit të dashurisë, të mirëkuptimit dhe të ndihmës për njeri-tjetrin Atifete Jahjaga,Presidente e Republikës së Kosovës
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN