presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga uroi besimtarët myslimanë me rastin e Ditës së Bajramit të Madh

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u dërgoi një mesazh urimi udhëheqësve të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe gjithë besimtarëve myslimanë, me rastin e Ditës së Bajramit të Madh.

Në mesazh thuhet: Të gjithë besimtarëve myslimanë në vendin tonë dhe në gjithë botën u dërgoj urimet më të mira me rastin e Ditës së Bajramit të Madh. Në këtë ditë feste dhe gëzimi, uroj që të jeni të lumtur e të bashkuar dhe të festoni me familjarët, miqtë dhe me më të dashurit tuaj, me të mirat dhe begatitë që ua ka dhuruar Zoti. Në këtë ditë të veçantë, pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, le të shtrijmë dorën e solidaritetit e të mirëkuptimit në mes vete, le të përkujtojmë dhe le të lutemi për të gjithë ata që nuk janë në mesin tonë, por që me punën, përkushtimin dhe sakrificën e tyre, bënë që ne sot të jetojmë dhe të shënojmë të lirë festat dhe gëzimet tona. Gëzuar festa e Bajramit të Madh! Paçi gjithmonë begati, hare e mirëkuptim në familjet tuaja.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.