presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Sudanit Jugor, Barnaba Marial Benjamin

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u takua sot me Ministrin e Punëve të Jashtme të Sudanit Jugor, dr. Barnaba Marial Benjamin.

Presidentja Jahjaga e njoftoi ministrin Benjamin për të arriturat në Kosovë dhe procesin e konsolidimit ndërkombëtar të vendit. Ajo tha se Kosova që prej pavarësimit të saj në vitin 2008 është pranuar nga 108 vende të botës dhe ajo sot është anëtare e FMN, Bankës Botërore dhe Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim dhe synon anëtarësimin në të gjitha organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, posaçërisht në OKB. Presidentja Jahjaga tha se Pavarësia e Kosovës është legjitimuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe sot është shtet që promovon paqen dhe stabilitetin dhe fqinjësinë e mirë me të gjitha vendet. Presidentja Jahjaga tha se është me rëndësi njohja nga Sudani Jugor dhe ndërtimi i marrëdhënieve të mira ndërshtetërore. Ministri i Jashtëm i Sudanit Jugor, dr. Barnaba Marial Benjamin, i vlerësoi të arriturat e Kosovës dhe posaçërisht përparimi në dialogun me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve. Ai tha se Sudani Jugor po e shqyrton me seriozitet njohjen e pavarësisë dhe do të përcjellë të gjitha procedurat për ta bërë këtë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.