presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga u takua me Melanne Verveer dhe me Janne Harman

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u takua në Washington me ambasadoren e SHBA-së për çështjet globale të grave, Melanne Verveer dhe me kongresisten dhe drejtuesen e Qendrës Woodrow Wilson, Janne Harman.

Në takime të ndara, Presidentja Jahjaga bisedoi me ambasadoren Verveer dhe kongresisten Harman bisedoi për proceset demokratike, zhvillimin ekonomik dhe përparimin e përgjithshëm, konsolidimin e shtetësisë së Kosovës, për procesin e njohjeve të reja si  dhe për rolin e gruas në shoqëri me theks të posaçëm në fuqizimin e saj në jetën politike e shoqërore, në biznes, ekonomi e vendimmarrje. Presidentja Jahjaga dhe ambasadorja Verveer si dhe kongresistja Harman biseduan edhe për konferencën ndërkombëtare të grave që do të mbahet në Prishtinë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.