presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga takoi zonjën Eve-Kulli Kala, ambasadore e Estonisë për Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot ambasadoren e Estonisë për Kosovë, rezidente në Vjenë, zonjën Eve–Kulli Kala.

Presidentja Jahjaga e vlerësoi ndihmën dhe mbështetjen e Estonisë për Kosovën dhe theksoi se të dyja vendet kanë një bashkëpunim ndërshtetëror. Ajo vlerësoi se rruga e vetme e Ballkanit Perëndimor është ajo e integrimeve euroatlantike dhe tha se Kosova është faktor stabiliteti dhe paqeje në rajon dhe një promovuese e fqinjësisë së mirë. Ajo theksoi nevojën e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialogun me Republikën e Serbisë, që është ndërmjetësuar dhe lehtësuar nga BE-ja. Ambasadorja estoneze uroi Presidenten Jahjaga për vendimin e marrë në Vjenë lidhur me përfundimin e mbikëqyrjes se pavarësisë dhe tha se e ardhmja e gjithë rajonit është në integrimet në Bashkimin Evropian. Ajo premtoi se Estonia do të vazhdoj mbështetjen e saj për Kosovën edhe në të ardhmen, për çka Presidentja Jahjaga e falënderoi.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.