DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga takoi Drejtoreshën e QKRMT-së dhe një grup të viktimave civile të luftës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pati një takim me Drejtoreshën e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), zonjën Feride Rushiti dhe një grup të viktimave civile të luftës të cilat marrin shërbime nga kjo qendër.

Presidentja Jahjaga përgëzoi punën e kësaj Qendre, duke shprehur përkushtimin institucional për viktimat civile të luftës dhe të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës. Ajo theksoi nevojën e mbështetjes institucionale dhe shoqërore për trajtimin me dinjitet për kategoritë më të ndjeshme të luftës dhe shprehu vlerësimin më të lartë për sakrificën e tyre.Presidentja Jahjaga shprehu falënderimin e saj për përkrahjen e vazhdueshme të kësaj qendre dhe të të gjithë organizatave joqeveritare të grave që i kanë dhënë viktimave civile dhe të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës, duke theksuar se institucionet dhe e gjithë shoqëria duhet të punojnë së bashku për të garantuar rehabilitimin, riintegrimin dhe risocializimin e tyre.Presidentja Jahjaga shprehu përkushtimin e institucioneve të vendit për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të ofruar shërbimet e parapara me ligjet e vendit për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.