Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim lamtumirës zëvendësshefin e UNMIK-ut z. Robert E. Sorenson.
Presidentja Jahjaga e përgëzoi z. Sorenson për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë misionit në Kosovë, por njëherësh përshëndeti edhe punën që ka bërë UNMIK-u në Kosovë gjatë gjithë këtyre viteve si dhe për misionin e tij simbolik, por të rëndësishëm që po e kryen në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë.
Zëvendësshefi i UNMIK-ut z. Robert E. Sorenson e falënderoi Presidenten Jahjaga për bashkëpunimin që Presidenca dhe institucionet e tjera të Kosovës kanë me misionin e UNMIK-ut.