presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti zëvendësministren e jashtme të Italisë, Marta Dassu

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim zëvendësministren e jashtme të Italisë, Marta Dassu.

Presidentja Jahjaga, në takim me znj.Dassu, theksoi se përmbyllja me sukses e mbikëqyrjes së pavarësisë është arritje e përbashkët e popullit, institucioneve të Kosovës dhe miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë. Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga shprehu përkushtimin e institucioneve që në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë të përmbushin të gjitha obligimet që Kosova sot po i merr si shtet. Ajo theksoi gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për dialog me të gjithë qytetarët  e saj, duke nënvizuar se e ardhmja e Kosovës por edhe e rajonit është integrimi në BE dhe në NATO. Zëvendësministrja e jashtme e Italisë, Marta Dassu theksoi se përmbyllja e mbikëqyrjes së pavarësisë shënon fillimin e një etape të re për Kosovën. Ajo shprehu gatishmërinë e Italisë për të ndihmuar Kosovën në proceset e integrimit evropian duke shprehur bindjen se Kosova tashmë po bënë hapat e duhur në këtë drejtim.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.