DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti udhëheqësin e Delegacionit të Paqes HWPL nga Koreja Jugore

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim udhëheqësin e Delegacionit të Paqes HWPL nga Koreja Jugore, zotëri Man Hee Lee.

Presidentja Jahjaga e përgëzoi zotin Lee, për angazhim e tij në vendosjen e paqes në botë dhe shprehu mbështetjen e Kosovës për nisma të këtilla. Z. Lee e njoftoi presidenten Jahjaga me aktivitetet që zhvillon Delegacioni i Paqes HWPL në kërkim të zgjidhjes më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për paqe përmes zbatimit të Deklaratës  dhe Konventës Ndërkombëtare për ndërprerjen e luftës dhe konflikteve të armatosura ndërkombëtare.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.