presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti një delegacion të Pensionistëve

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti një delegacion të Koalicionit të Pensionistëve të Kosovës, të kryesuar nga z. Sahit Dragaj, kryetar i Partisë së Pensionistëve të Kosovës.

Përfaqësuesit e pensionistëve të Kosovës e njoftuan Presidenten Jahjaga me  gjendjen e rëndë materiale në të cilën ndodhen pensionistët. Sipas tyre, Draft ligji për skemat pensionale, i cili është në procedurë të shqyrtimit nuk i plotëson as nevojat elementare të pensionistëve. Ata kërkuan nga Presidentja Jahjaga që në mënyrë institucionale, të ndikojë te institucionet e tjera për rregullimin e çështjes së pensionistëve. Presidentja Jahjaga theksoi se i kupton brengat e pensionistëve dhe se do të përpiqet që brenda kompetencave të saj ligjore të ushtrojë ndikimin e saj për trajtimin e kësaj çështjeje. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe z.Fahri Buçinca, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës, z.Hamdi Tasholli, drejtor i Organizatës së Invalidëve të Punës të Kosovës si dhe z.Naser Avdiu, kryetar i Shoqatës së Minatorëve Pensionistë e Invalidë të Kosovës.

This site is registered on wpml.org as a development site.