presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti Komandantin e FSK-së, gjeneral Kadri Kastrati

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në një takim Komandantin e Forcave të Sigurisë së Kosovës gjeneral Kadri Kastrati, i cili e informoi Presidenten për të arriturat e FSK-s në përmbushjen e mandatit të saj në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

Komandanti i FSK-së i raportoi Presidentes së vendit për punën e angazhimet konkrete për aftësimin dhe shkollimin dhe për pjesëmarrjen e trupave në misionet e ndryshme jashtë vendit sidomos në kuadër të bashkëpunimit rajonal. si dhe për përmbushjen e detyrave operacionale dhe për përmbushjen e nevojave teknike teknologjike.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.