presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti anëtarin e bordit të drejtorëve të NDI-së, Howard Dean

Presidentja e Republikë së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim anëtarin e bordit të drejtorëve të Institutit Nacional Demokratik, z. Howard Dean.

Presidentja Jahjaga me zotin Dean bisedoi për zhvillimet aktuale në vendin tonë, për proceset e konsolidimit të shtetësisë, për fuqizimin e institucioneve demokratike dhe zhvillimin e demokracisë në përgjithësi. Presidentja Jahjaga vlerësoi kontributin që NDI-së e ka dhënë në demokratizimin e institucioneve dhe subjekteve politike në Kosovë. Ajo e inkurajoi z. Dean që Instituti Nacional Demokratik të vazhdojë angazhimin në Kosovë në të mirën e qytetarëve dhe institucioneve të vendit, duke vlerësuar se suksesi i Kosovës është sukses i aleatëve dhe partnerëve strategjikë. Anëtari i Bordit të drejtorëve në Institutit Nacional Demokratik, z. Howard Dean i vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe e siguroi Presidenten Jahjaga se NDI do të vazhdojë të mbështes zhvillimin e demokracisë përmes fuqizimit të institucioneve demokratike të Kosovës. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.