presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti ambasadorin e Maltës në Vjenë, jorezident për Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Maltës në Vjenë, jorezident për Kosovën, zotëri Colin Scicluna.

Ambasadori i Maltës, zotëri Scicluna, me këtë rast  i përcolli përshëndetjet e kryetarit të Maltës dhe i dorëzoi letrat kredenciale Presidentes së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga. Ai tha se Malta është një ndër shtete e para që e njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të ndihmuar Kosovën në proceset e integrimit në strukturat euroatlantike, pasi që ata e shohin të ardhmen e Kosovës në Bashkimin Evropian.Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, e falënderoi ambasadorin e Maltës për njohjen e shpejtë të shtetit të Kosovës dhe për ndihmën e vazhdueshme që vendi i tij jep për Kosovën në rrugën e saj të integrimeve, përmes përvojës së saj.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.