presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti ambasadorin e Kanadasë në Zagreb, jo rezident për Kosovën, Daniel Maksymiuk

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e Kanadasë në Zagreb, jo rezident për Kosovën z. Daniel Maksymiuk.

Presidentja Jahjaga vlerësoi se marrëdhëniet midis Republikës së Kosovës dhe Kanadasë janë shumë të mira dhe shprehu vendosmërinë e institucioneve tona për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror midis dy vendeve sidomos në fushën e  zhvillimit  ekonomik dhe investimeve të huaja. Ajo e çmoi lart mbështetjen që Kanadaja i ka dhënë Institucioneve të Republikës së Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit.Presidentja Jahjaga e uroi ambasadorin Maksymiuk për detyrën e re, duke i dëshiruar punë të suksesshme gjatë mandatit të tij si ambasador jorezident i Kanadasë  në Republikën e Kosovës. Ambasadori Maksymiuk, theksoi se Kanadaja mbështet fuqishëm institucionet e Kosovës dhe angazhohet për të thelluar bashkëpunimin në çdo fushë me interes të përbashkët, sidomos në atë ekonomike.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.