presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga ngushëlloi familjen Xhaferi

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Xhaferi, me rastin e ndarjes nga jeta të më të dashurit të tyre, politikanit të njohur shqiptar, Arbën Xhaferi.

Në telegram thuhet:E nderuara familja Xhaferi,E mora me dhimbje të thellë lajmin e rëndë për vdekjen e shpejtë dhe të hershme të kryefamiljarit tuaj, udhëheqësit politik të shqiptarëve në Maqedoni e themeluesit të Partisë Demokratike Shqiptare, z.Arbën Xhaferi.Ne emër të institucioneve, të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, ju lutem të pranoni ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe për ju.Intelektuali dhe politikani Arbën Xhaferi ka dhënë një kontribut të çmuar në skenën politike shqiptare e sidomos në krijimin dhe udhëheqjen e politikës së shqiptarëve në Maqedoni. Vdekja e tij do të lë boshllëk të madh jo vetëm për ju si familjarë dhe për bashkëpunëtorët e tij në subjektin politik që e themeloi dhe me të cilin qëndroi i lidhur gjithë këto vite, por edhe për të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan qëndrimin e tij politik.Jam me ju në këto çaste të rënda dhembjeje e pikëllimi.Atifete Jahjaga,Presidente e Republikës së Kosovës 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.