presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga ngushëlloi familjen Hoxha

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ngushëlloi sot familjen Hoxha, me rastin e vdekjes së më të dashurës së tyre, zonjës Vahide Hoxha.

Në telegram thuhet:Mora me pikëllim lajmin për vdekjen e zonjës Vahide Hoxha, veterane e Luftës Antifashiste, pedagoge dhe veprimtare e dalluar, vdekja e së cilës ka lënë zbrazëtirë në familjen tuaj dhe në gjithë shoqërinë kosovare.Aktivitetet dhe angazhimet e zonjës Hoxha kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në të gjitha fushat e punës së saj.Shpirtërisht dhe me lutje jemi me ju në këto çaste pikëllimi. Atifete Jahjaga,Presidente e Republikës së Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.