Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, duke u bazuar në kompetencat e saj kushtetuese, i është drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për të sqaruar çështje kushtetuese që ndërlidhen me përgjegjësitë e saj.
Kërkesa për Gjykatën bëhet me qëllim të qartësimit të veprimit kushtetues të Presidentes së Republikës së Kosovës, që ndërlidhet me përputhshmërinë e nenit 84 pika 14 dhe nenit 95 të Kushtetutës së vendit. Vlerësimi i përputhshmërisë së neneve të Kushtetutës së Republikës së Kosovës do t’i mundësojë Presidentes së vendit që të ndërmarrë veprimet e nevojshme në pajtueshmëri me vendimin e Gjykatës.Presidentja e Republikës së Kosovës konsideron se me kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e përputhshmërisë së dy neneve të Kushtetutës sigurohet një proces i drejt dhe kredibil, që do të garantojë funksionimin demokratik të institucioneve të shtetit.Kërkesa për vlerësimin e përputhshmërisë së dy neneve të Kushtetutës drejtuar Gjykatës Kushtetuese, një institucioni kredibil dhe profesional, nuk ndërhynë në punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve drejt përfundimit të procesit zgjedhor, përmes certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 8 qershorit.