presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga dënon sulmin mbi patrullën e policisë së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, me indinjatë të thellë dënon aktin terrorist, qyqar e tinëzar ndaj patrullës së policisë së Republikës së Kosovës dhe autokolonës të misionit të BE-së për sundimin e ligjit, EULEX në afërsi të Zubin Potokut, në të cilin sulm me armë nga prita persona të maskuar plagosën një pjesëtare të policisë së Kosovës.

Presidentja e Kosovës e shprehë përkushtimin dhe angazhimin e institucioneve që ata që zunë pusi dhe sulmuan policinë e Kosovës, duke rrezikuar jetën e pjesëtarëve të saj, do të zbulohen dhe do të marrin dënimin nga organet e drejtësisë. Aktet e tilla janë të patolerueshme dhe dënohen e gjykohen nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që  angazhohen për rend dhe qetësi, për sundim të ligjit dhe për lëvizje të lirë në të gjithë territorin e vendit.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.