DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga dekoroi Frank Wisnerin, Wolfgang Ischingerin, Pieter Feithin dhe Michael Spiendeleggerin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot pasdite në takim Presidentin Marti Ahtisari, ambasadorin Frank Wisner, ambasadorin Wolfgang Ischinger, shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith dhe ministrin e jashtëm të Austrisë Michael Spiendelegger, ambasadorë dhe zyrtarë të tjerë të lartë ndërkombëtarë.

Në takim ishin të pranishëm edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, si dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.Pas një bashkëbisedimi miqësor, u zhvillua ceremonia e dekorimit të personaliteteve të larta ndërkombëtare nga Presidentja Jahjaga.Presidentja Jahjaga dekoroi Ambasadorin Frank Wisner me “Urdhrin e Pavarësisë”, urdhër që u jepet personave për kontributin e tyre për pavarësinë e Kosovës.Dekorimi u bë në bazë të nenit 84 pika 28 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të nenit 7 dhe 9 të Ligjit për Dhënien e Dekoratave nga Presidenti i Republikës së Kosovës, në bazë të Rregullores mbi Llojet e Dekoratave që i jep Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Procedurat për Dhënien e Tyre.Presidentja Jahjaga, gjithashtu, dekoroi Ambasadorin Wolfgang Ischinger me “Urdhrin e Pavarësisë”, që u jepet personave për kontributin e tyre për pavarësinë e Kosovës.Dekorimi u bë në bazë të nenit 84 pika 28 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të nenit 7 dhe 9 të Ligjit për Dhënien e Dekoratave nga Presidenti i Republikës së Kosovës, në bazë të Rregullores mbi Llojet e Dekoratave që i jep Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Procedurat për Dhënien e Tyre.Presidentja Jahjaga në këtë ceremoni dekoroi edhe ministrin e jashtëm të Austrisë Michael Spiendelegger, të cilit iu dha “Urdhri për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm “Dr.Ibrahim Rugova”. Ky urdhër përmban portretin e Ibrahim Rugovës dhe u jepet personave, vepra jetësore e të cilëve cilësohet si kontribut i veçantë për ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë, dhe kultivimin e humanizmit. Dekorimi u bë në bazë të nenit 84 pika 28 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të nenit 7 dhe 9 të Ligjit për Dhënien e Dekoratave nga Presidenti i Republikës së Kosovës, në bazë të Rregullores mbi Llojet e Dekoratave që i jep Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Procedurat për Dhënien e Tyre.Presidentja Jahjaga dekori edhe shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith. Atij iu dha “Medalja e Paqes dhe e Pajtimit “Anton Çetta”, që u jepet personave që kanë kontribuuar dhe kontribuojnë për paqen dhe pajtimin midis njerëzve Dekorimi u bë në bazë të nenit 84 pika 28 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të nenit 7 dhe 9 të Ligjit për Dhënien e Dekoratave nga Presidenti i Republikës së Kosovës, në bazë të Rregullores mbi Llojet e Dekoratave që i jep Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Procedurat për Dhënien e Tyre.Presidenti Marti Ahtisari në vitin 2009 është dekoruar me Medaljen e Artë të Pavarësisë. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.