Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në shënimin e Ditëlindjes Zyrtare të Mbretit Charles III.
“Ishte kënaqësi e veçantë që mbrëmë, në mesin e miqve të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, të shënojmë Ditëlindjen Zyrtare të Mbretit Charles III — një mundësi për të shprehur mirënjohjen më të thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e palëkundur të miqve tanë britanikë”, ka shkruar Presidentja Osmani.