...

Presidentja: Gjithnjë frymëzues bashkëbisedimi në Forumin Alpbach në Austri me të rinj e të reja të jashtëzakonshme, të cilët do të jenë udhëheqësit e ardhshëm në Evropë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se gjithnjë është frymëzues bashkëbisedimi në Forumin Alpbach në Austri me të rinj e të reja të jashtëzakonshme.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Gjithnjë frymëzues bashkëbisedimi në Forumin Alpbach në Austri me të rinj e të reja të jashtëzakonshme, të cilët do të jenë udhëheqësit e ardhshëm në Evropë.

Diskutuam për rolin e Kosovës si kontribuese aktive për paqe e siguri, për rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik, si dhe për rikthimin e Evropës tek forca jonë më e madhe: mbrojtja e vlerave demokratike. Jo vetëm në fjalë, por në veprim. Me guximin për të qëndruar krah atyre që i mbrojnë këto vlera dhe për t’i hapur dyert Kosovës dhe shteteve të tjera që punojnë me përkushtim për to.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.