DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Familja Jashari nuk u dorëzua kurrë, Prekazi është altari i lirisë dhe djepi i UÇK-së

Në këtë ditë kujtese e krenarie shënojmë 28-vjetorin e sulmit të dytë të regjimit gjenocidal serb mbi familjen Jashari. Dita kur Prekazi nuk u përkul, por u ngrit si kambanë lirie për gjithë kombin.

Makineria vrastare serbe u përball me rezistencën heroike nga Familja Jashari, e cila nuk u dorëzua kurrë.

Prekazi foli me pushkë, sepse liria nuk dhurohet, por fitohet.

Ky sulm ishte vetëm paralajmërimi i epopesë. Më 5 mars 1998, Serbia sulmoi sërish. Tri ditë luftë. 59 anëtarë të familjes Jashari ranë heroikisht, bashkë me komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. Ata nuk ranë për të vdekur, por për t’u përjetësuar dhe për ta bërë Kosovën e lirë.

Prekazi është altari i lirisë, djepi i UÇK-së, ndërkaq Familja Jashari, flamuri që valon përjetësisht!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.