Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e shoqëruar nga Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, me ftesë të Presidentit Zoran Milanović, i janë bashkuar mijëra qytetarëve kroatë dhe liderëve shtetëror të Kroacisë dhe Bosnje e Hercegovinës në Sinjska Alka këtë vit.
Postimi i plotë i Presidentes Osmani:
Faleminderit Presidentit Zoran Milanović për ftesën për t’iu bashkuar miqve tanë kroatë në Sinjska Alka këtë vit!
Në prani të mijëra qytetarëve kroatë dhe bashkë me liderë shtetëror të Kroacisë dhe Bosnje e Hercegovinës, shënuam Sinjska Alka, një nga ngjarjet më të rëndësishme për popullin kroat, që nderon rezistencën heroike të ushtarëve kroatë, nëpërmjet një sërë aktivitetesh kulturore.