Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga Zotëria i Parë Prindon Sadriu, të cilët po qëndrojnë për vizitë shtetërore në Brunei Darussalam janë pritur sot me nderime mbretërore dhe me Gardë Ceremoniale nga Sulltani i Brunei Darussalam Hassanal Bolkiah.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Një vizitë historike!
Një raport i ndërtuar mbi respekt e besim reciprok!
Një e ardhme e ndritur e potencial i jashtëzakonshëm për bashkëpunim!
Faleminderit Madhërisë së Tij, Sulltan Haxhi Hassanal Bolkiah për mikpritjen e jashtëzakonshme dhe nderimin që iu bë sot Republikës së Kosovës!