presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja e Zvicrës uron presidentin Thaçi për Ditën e Pavarësisë

Prishtinë, 17 shkurt 2017 – Presidentja e Konfederatës zvicerane, Doris Leuthard, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e Ditës së Pavarësisë së vendit.

Në urimin e saj, Presidentja e Zvicrës ka shprehur bindjen e saj se besimi reciprok dhe miqësia që gëzojnë dy shtetet tona do thellohen edhe më shumë.“Kremtimi i Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës është një mundësi e mirëpritur për mua që t’ju përcjell, Shkëlqesia Juaj, në emër të Këshillit Federal Zviceran urimet tona më të sinqerta dhe dëshirat më të mira për prosperitetin e vendit tuaj, si dhe për shëndetin dhe mirëqenien tuaj personale. Jam e bindur se besimi reciprok dhe miqësia që dy shtetet tona gëzojnë do të thellohen edhe në vitin vijues. Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, ka shkruar në urimin e saj Doris Leuthard, Presidente e Konfederatës zvicerane.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.