Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u takua sot në Zagreb me Zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zotëri Joe Biden.
Presidentja Jahjaga dhe Zëvendëspresidenti Biden diskutuan për zhvillimet në Kosovë dhe rajon dhe përparimin e arritur në aspiratat e integrimit evropian dhe euroatlantik. Presidenti Biden rikonfirmoi mbështetjen e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përparimin e Kosovës.