DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga u takua me kryetarin në largim të Kuvendit të shpërbërë të Kosovës, Jakup Krasniqi

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u takua sot me kryetarin në largim të Kuvendit të shpërbërë të Kosovës, zotëri Jakup Krasniqi, me të cilin bisedoi për punën e deritashme të Kuvendit, si dhe proceset nëpër të cilat po kalon vendi.

Presidentja Jahjaga vlerësoi punën e Kuvendit të Kosovës, të përbërjes së deritashme dhe bashkëpunimin ndërinstitucional me Zyrën e saj. Ajo tha se vendi tani ka hyrë në një proces të rëndësishëm, të parakohshëm, zgjedhor i cili duhet të jetë i sigurt, demokratik, i ndershëm dhe gjithëpërfshirës dhe të përmbushë pritjet e qytetarëve të vendit.
 
Kryetari në largim i Kuvendit të shpërbërë të Kosovës, zotëri Jakup Krasniqi e falënderoi presidenten për bashkëpunimin e deritashëm dhe theksoi rëndësinë që zgjedhjet e reja të parakohshme të përgjithshme në vend të jenë të organizuara mirë dhe të drejta.
 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.