presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti z.Soren Jessen Petersen

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ish-Përfaqësuesin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, zotëri Soren Jessen Petersen.

Presidentja Jahjaga dhe zotëri Jessen Petersen biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë, procesin e integrimeve evropiane të vendit, konsolidimin e shtetësisë së Kosovës dhe prezantimin e vendit në skenën ndërkombëtare si dhe zhvillimin ekonomik dhe investimet e huaja që do të ndihmonin Kosovën. Të dy bashkëbiseduesit theksuan se Kosova po luan një rol të rëndësishëm si një faktor paqeje, stabiliteti dhe bashkëpunimi në rajon. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.