presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, zotëri Hassan Moustafa, që shoqërohej nga kryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, zotëri Eugen Saraçini dhe zyrtarë të tjerë të Federatës.

Presidentja Jahjaga e vlerësoi angazhimin e zotëri Moustafa në ndërkombëtarizimin e hendbollit të Kosovës dhe në avancimin e sportit në përgjithësi. Ajo tha se Kosova ka treguar potencial edhe me organizimin e Kampionatit Botëror në Hendboll për shtetet në zhvillim dhe gjithashtu edhe me pjesëmarrjen e sportistëve të saj në Lojërat Evropiane në Baku të Azerbajxhanit.Ajo tha se Kosova, si shtet që promovon fqinjësinë e mirë dhe stabilitetin e paqen në rajon, po bëhet një faktor edhe në skenën ndërkombëtare dhe e vlerësoi shumë të rëndësishëm vazhdimin e anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare.Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, zotëri Hassan Moustafa, vlerësoi të arriturat e Kosovës në fushën e sportit dhe e përgëzoi për organizimin e Kampionatit Botëror në Hendboll për vendet në zhvillim. Ai u angazhua për mbështetjen dhe avancimin e mëtejmë të Kosovës.   

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.