presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti një grup të fëmijëve me Sindromin Down

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim një grup të fëmijëve me Sindromin Down, të shoqëruar nga drejtoresha gjenerale e One to One Children’s Fund, Liridona Zogaj, nga drejtori i OPFFAKOS, Aziz Nishori dhe edukatorët e këtyre fëmijëve.

Presidentja Jahjaga në takim i shprehu mbështetjen e plotë institucionale për punën e organizatave të cilat përkujdesen për fëmijët me Sindromin Down.Znj. Zogaj dhe z. Nishori e njoftuan Presidenten me aktivitetet dhe planet e organizatës për shtimin e përkujdesjes për fëmijët me nevoja të veçanta, në përgjithësi. Ata theksuan se sfidë mbetet integrimi gjithëpërfshirës i këtyre fëmijëve në procesin arsimor.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.