DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti në takim lamtumirës Ambasadorin Johann Brieger

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga, ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Republikës së Austrisë në Kosovë, z. Johann Brieger.

Presidentja Jahjaga e falënderoi ambasadorin Brieger për angazhimin e tij konkret në promovimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndërshtetërore midis dy vendeve, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer që institucionet dhe qytetaret e Republikës së Austrisë i kanë  ofruar qytetareve dhe institucioneve Kosovës, në të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar vendi.Ambasadori i Austrisë në Kosovë, z. Johann Brieger, shprehu mirënjohjen për institucionet e Kosovës dhe qytetarët e saj për ndërtimin e urave të fuqishme të bashkëpunimit dhe të miqësisë. Ai theksoi vendosmërinë e Republikës së Austrisë për të mbështetur përparimin e gjithmbarshëm të Republikës së Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.