DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: 17 Shkurti dhe 4 Korriku simbolizojnë të njëjtën gjë: LIRINË

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidentja Osmani ka thënë se më 4 korrik, festojmë lirinë e Amerikës, po aq sa festojmë lirinë tonë.

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:

Më 17 Shkurt, në ditën e pavarësisë së Kosovës, valojnë po aq flamuj të Amerikës sa edhe të Kosovës.

Më 4 korrik, festojmë lirinë e Amerikës, po aq sa festojmë lirinë tonë.

Sepse liria jonë ka gjurmë amerikane kudo. Në jetët e shpëtuara, në institucionet e ndërtuara, në çdo rresht të deklaratës së pavarësisë, në çdo njohje të kësaj pavarësie, në çdo sukses e në çdo të arritur.

Sepse 17 Shkurti dhe 4 Korriku simbolizojnë të njëjtën gjë: LIRINË.

Një liri e ndërtuar mbi aleanca. Një aleancë që do të rrojë po aq sa shteti i Kosovës, përgjithmonë!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.