presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi: Zyra e Auditorit të Përgjithshëm gëzon besim dhe kredibilitet

Prishtinë, 9 shtator 2016 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim Auditorin e Përgjithshëm të vendit, Besnik Osmanin, i cili ia dorëzoi kreut të vendit raportin vjetor për vitin 2015.

“E mirëpres raportin dhe të gjeturat e tij. Zyra e Auditorit të Përgjithshëm gëzon besim dhe kredibilitet”, ka thënë presidenti Thaçi. Nga ana tjetër, Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani, është shprehur se ky institucion ka evidentuar përmirësime, porse mbeten ende edhe disa probleme. Duke iu referuar punës së auditorëve, presidenti Thaçi theksoi se duhet të ruhet dhe të afirmohet sa më shumë Zyra e Auditorit të Përgjithshëm.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.