presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi udhëton për në Davos të Zvicrës, merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror

Prishtinë, 22 janar 2019 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Davos të Zvicrës, ku bashkë me liderë nga mbarë botë do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.

Gjatë qëndrimit në Davos, presidenti Thaçi do të zhvillojë takime të shumta me përfaqësues të shteteve të ndryshme të botës për të thelluar marrëdhëniet bilaterale.Po ashtu, presidenti Thaçi do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të Bashkimit Evropian, nga të cilët do të kërkojë përshpejtimin e agjendës evropiane për Kosovën.Ky forum i përvitshëm mbledh në Davos rreth 3000 liderë shtetërorë, përfaqësues të bizneseve, të organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile, etj.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.