presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi ua dorëzon alpinistëve flamurin e Kosovës për ta ngritur në majën e Everestit

Prishtinë, 07 shkurt – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur një grup të alpinistëve kosovarë, të cilët në muajt e ardhshëm do të ngjitën në majën e Everestit.

Presidenti Thaçi ka theksuar se përmes sukseseve në shumë disiplina sportive, kosovarët janë duke forcuar identitetin shtetëror dhe duke e promovuar Kosovën në botë.“Jam i vetëdijshëm për rreziqet që paraqet kjo ekspeditë dhe do t’iu mbështesim në çdo hap”, ka shtuar presidenti Thaçi.Nga ana tjetër, udhëheqësi i grupit të alpinistëve, Nazmi Hasanramaj, ka thënë se kjo ekspeditë i kushtohet shtetit të Kosovës dhe për porosi ka paqen dhe promovimin e shtetësisë.“Qëllimi final është ngritja e flamurit të Kosovës në Everest, që sot na dhuruat”, ka shtuar ai.Grupi i përbërë nga Nazmi Hasanramnaj, Qëndrim Sopi, Arineta Mula dhe Haki Hasanramaj janë duke i vazhduar përgatitjet për ngjitjen e vargmaleve më të larta në botë, të cilat janë mbi 8800 metra të larta.“Tash e tri vjet jemi duke u përgatitur. Përgatitjet psikofizike jemi duke i vazhduar intensivisht, ndërsa profesionalisht dhe shpirtërisht jemi përgatitur për të gjitha sfidat, rreziqet dhe sakrificat e mundshme që mund të na presin atje”, ka thënë Hasanramaj.Presidenti Thaçi e ka vlerësuar lart guximin e alpinistëve për këtë iniciativë dhe rrugëtim përplot sakrificë.“Pushtimi i majave të Everestit dhe ngritja e flamurit të Kosovës nga ju, do të jetë një lajm i jashtëzakonshëm për republikën tonë”, është shprehur presidenti Thaçi. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.