presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi takon shefin ekzekutiv të International Development Finance Corporation, Adam Boehler

Uashington, 26 shkurt 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar shefin ekzekutiv të International Development Finance Corporation, Adam Boehler, me të cilin ka biseduar për potencialet e Kosovës për të tërhequr investime të huaja.

Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova është e përcaktuar kah e ardhmja, prandaj edhe po punon për ta mbyllur kapitullin e të kaluarës, duke u angazhuar për një marrëveshje finale të paqes me Serbinë.“Duke mbyllur kapitullin e luftës, ne bëjmë të mundur kthimin kah e ardhmja, kah zhvillimi ekonomik, kah investimet, kah prosperiteti”, u shpreh presidenti Thaçi.Kreu i shtetit ka shtuar se Kosova është shtet i ri me potenciale të mëdha investimi, që presin të shfrytëzohen.International Development Finance Corporation (DFC) është agjenci e pavarur e Qeverisë Amerikane që ofron financim për projektet zhvillimor

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.