presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi takoi në Nju Jork Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Saint Vincent dhe Grenadines, Sir Louis Straker

Nju Jork, 20 shtator 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në krye të delegacionit të Kosovës, në margjina të seancës së radhës të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, u takua mbrëmë edhe me Sir Louis Straker, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm i shtetit ishullor Saint Vincent dhe Grenadines, vend ky anëtar i organizatës së shteteve të Karaibeve (CARICOM) dhe i cili nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Presidenti Thaçi tha se Kosova ka konsoliduar statusin e saj ndërkombëtar dhe se gradualisht po bëhet një anëtare plotësisht e integruar në bashkësinë ndërkombëtare.

“Shteti ynë është njohur nga 114 shtete sovrane dhe është anëtar në më shumë se 60 organizata. Nga CARICOM tashmë 10 shtete e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me ne. Prandaj, Kosova është e interesuar të vendos marrëdhënie diplomatike me Saint Vincent dhe Grenadines për të formalizuar një miqësi mes shteteve tona”, ka thënë presidenti Thaçi gjatë takimit me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Saint Vincent dhe Grenadines, Sir Louis Straker.
 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.