presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi takoi kryetaren e KQZ-së, flasin për organizimin e zgjedhjeve për Kryetar të Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut

Prishtinë, 19 tetor 2020 – Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka takuar Kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakën.

Presidenti Thaçi dhe kryetarja Daka kanë biseduar për mundësitë e organizimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe në Komunën e Mitrovicës së Veriut.Në mbështetje të nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës, nenit 4 të Ligjit nr. 03/L-072 për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës, si dhe duke marrë parasysh kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Presidenti i Republikës së Kosovës kishte shtyrë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe në Komunën e Mitrovicës së Veriut, me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.