presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi priti zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e jashtëm të Kosovës Behgjet Pacolli

Prishtinë, 15 shtator – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, të cilin e ka uruar për pozitën e re.

Në këtë takim është biseduar për bashkërendimin e agjendës së politikës së jashtme të Kosovës, e cila ka për qëllim forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
“Do të vazhdojmë me procesin e njohjeve, të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, dinamizmin e diplomacisë ekonomike dhe kulturore. Për të gjitha këto kam besim të plotë dhe do të bashkëpunojmë ngushtë me zëvendëskryeministrin e parë, Pacolli” ka thënë presidenti.
Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli ka falënderuar presidentin Thaçi për mbështetje. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.