Prishtinë, 28 mars 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në një takim lamtumirës shefen e zyrës greke në Kosovë, ambasadoren Konstantina Athanassiadou.
Presidenti Thaçi e ka falënderuar ambasadoren Athanassiadou për angazhimin e saj personal dhe për përkrahjen e Greqisë për Kosovën.“Greqia e ka mbështetur vazhdimisht Kosovën në proceset e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare”, u shpreh presidenti Thaçi.Ndërsa, ambasadorja Athanassiadou theksoi se Greqia mbetet përkrahëse e Kosovës në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.Presidenti Thaçi dhe ambasadorja Athanassiadou diskutuan edhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Greqisë.