DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi priti Presidentin e Kantonit të Gjenevës

Prishtinë, 2 maj 2018 – Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka pritur sot Presidentin e Kantonit të Gjenevës, Eric Leyvraz.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar presidentin Leyvraz për mikpritjen e Zvicrës për qytetarët tanë në vitet e 90-ta dhe për përkrahjen e vazhdueshme në ndërtimin e shtetit të Kosovës. Ndërsa, Presidenti i Kantonit të Gjenevës, Eric Leyvraz, ka thënë se kosovarët janë integruar shumë mirë dhe tani është koha që të thellojmë bashkëpunimin, veçanërisht në diplomaci dhe akademi të ndryshme. Presidenti Thaçi ka theksuar se Zvicra ka qenë ndër shtetet e para që ka deklaruar se Kosova duhet të jetë e pavarur dhe ndër të parat që e ka njohur pavarësinë e Kosovës. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.