presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi priti një delegacion nga Ulqini

Prishtinë, 2 shkurt 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, takoi sot një delegacion nga Ulqini i kryesuar nga Nazif Cungu, kryetar i Ulqinit, dhe në përbërje të Genci Nimanbegut, nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi, si dhe nga Faik Nika, nënkryetar i Forcës së re Demokratike.

Në takim u fol për zhvillimet politike në Mal të Zi, me theks të veçantë për subjektet politike shqiptare, të cilat luajnë rol konstruktiv në skenën politike, si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror.Më tej u theksua nevoja e koordinimit më të mirë të faktorit politik shqiptar, për të qenë i pranishëm dhe i reprezentueshëm në asambletë komunale ku ka më shumë popullatë shqiptare.Presidenti Thaçi e garantoi delegacionin nga Ulqini për bashkëpunim të vazhdueshëm midis subjekteve politike të shqiptarëve të Malit të Zi dhe institucioneve të Kosovës, në favor të krijimit të politikave që forcojnë Malin e Zi si shtet demokratik dhe anëtar i NATO-s. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.