Prishtinë, 31 korrik – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim kongresmenin Devin Nunes, kryesues i Komitetit të Inteligjencës në Kongresin amerikan dhe George Pappas, këshilltar i lartë në Komitetin e Inteligjencës, të shoqëruar nga Ambasadori Amerikan Delawie.
Presidenti Thaçi ka falënderuar kongresmenin Nunes për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën.“Jemi partnerë dhe miq, kemi marrëdhënie të veçantë, sepse ndajmë dhe angazhohemi për të njëjtat vlera”, u shpreh Presidenti Thaçi.Presidenti Thaçi gjithashtu u shpreh se Kosova në vetëm një dekadë si shtet ka arritur suksese të mëdha në ndërtimin e institucioneve demokratike, ekonomisë dhe sundimit të ligjit.“Nënshkrimi i MSA-së dhe marrja e statusit të vendit kandidat për MCC janë konfirmim i këtyre të arriturave të Kosovës”, u shpreh ai.Presidenti Thaçi më tej tha se Kosova është faktor stabiliteti në rajon dhe konfirmoi përkushtimin e Kosovës për paqe dhe stabilitet.“Jemi të pa-kompromis në luftimin e radikalizmit dhe terrorizmit”, u shpreh Presidenti Thaçi.Kongresmeni Nunes u shpreh se Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajonin e Evropës Juglindore.Presidenti Thaçi në fund theksoi se prezenca amerikane në Ballkan është qenësore për paqen, zhvillimin dhe integrimin e rajonit.