presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Thaçi priti komandantin e FSK-së, Rrahman Rama

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim Komandantin e Forcës së Sigurisë të Kosovës, Rrahman Ramën.

Në këtë takim u bisedua për procesin e tranzicionit të FSK-së, e cila është duke i kryer të gjitha përgatitjet për periudhën e ardhshme 10-vjeçare të misionit të saj të ri.Presidenti Thaçi përgëzoi komandantin Rama për drejtimin me sukses të FSK-së.Ai tha se e çmon punën e kësaj force të rëndësishme për vendin dhe e përgëzoi mysafirin për frymën institucionale të bashkëpunimit.Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, tha se në çfarëdo faze të zhvillimit, FSK-ja do t’i ruajë kapacitetet ekzistuese dhe do t’i profesionalizojë kuadrot e saj.“FSK-ja po bashkëpunon ngushtë me shtetet aleate të Kosovës. Pjesëtarët e saj po marrin pjesë në programe të përbashkëta me vende të ndryshme, në mesin e të cilave është edhe Shqipëria, Sllovenia, Kroacia, Polonia, Gjermania”, ka thënë Rama, i cili e ritheksoi bashkëpunimin e përhershëm me KFOR-in dhe bashkëpunimin e ngushtë me Gardën Nacionale të Iowas, me të cilën tha se FSK po shkëmben përvoja të rëndësishme.Rama tha se kuadrot më të mira të FSK-së po shënojnë suksese gjithnjë e më të mëdha në akademitë ushtarake në mbarë botën.Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, tha se “FSK-ja, me përbërjen e saj multietnike dhe balancin gjinor, është pasqyrë e shtetit të ri të Kosovës”.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.